Foto: Facebook

Dardan Sejdiu Shton të Hyrat dhe Paratë e Gatshme

Në raportin e AKK-së, Sejdiu ka deklaruar se ka 46 mijë e 700 euro para të gatshme së bashku me bashkëshorten e tij dhe prindin, krahasuar me vitin 2016 kur deklaroi 42 mijë e 350 euro.

Po ashtu, i dyti i Komunës së Prishtinës ka deklaruar së në vitin 2017 së bashku me familjen e tij kanë pasur të hyra vjetore prej 33 mijë e 898 eurove, ndërsa në vitin 2016 ka pasur 23 mijë e 983 euro.

Sejdiu ka deklaruar në AKK se ka shtëpi në vlerë prej 150 mijë eurove dhe banesë të prindit në vlerë prej 85 mijë eurove që në total i bie 235 mijë euro.

Si pronë të luajtshme, Sejdiu ka deklaruar veturë në vlerë 8 mijë euro.

Si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Sejdiu merr pagë vjetore 7 mijë e 560 euro dhe mëditje 583 euro.