Dardan Sejdiu, Vetëvendosje

Dardan Sejdiu: Nuk Largohem nga Ulësja e Deputetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i ka përgënjeshtruar raportimet se do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u kthyer në Komunën e Prishtinës.

Ai shkurtimisht për KALLXO.com ka thënë se do të vazhdojë ta mbajë ulësen e deputetittë Kuvendit të Kosovës.

“Jo, nuk është e vërtetë, nuk do të jap dorëheqje. Lajmi që do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit është i pasaktë”, tha Sejdiu për KALLXO.com.

Sot gjatë ditës u raportua në media se Dardan Sejdiu do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës për të iu bashkuar ekipit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, në pozitën e nënkryetarit të Komunës.

Në fillim të këtij vitit, Sejdiu kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje. Ai kishte mbajtur pozitën e nënkryetarit të parë të partisë.

“Veprimin tim politik do ta vazhdoj si deputet edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në përputhje me bindjet e mija”, kishte shkruar Sejdiu në letrën e dorëheqjes

http://kallxo.com/dardan-sejdiu-dorehiqet-nga-funksionet-partiake/

Në këto momente është duke u mbajtur një takim në Vetëvendosje ndërmjet grupit parlamentar dhe kryesisë së kësaj partie.