Dardan Sejdiu Nuk Komenton Veprimet e ish-Kolegëve të VV-së

Dardan Sejdiu, shef i Grupit të Pavarur Parlamentar ka dhënë se ata me votën e tyre kundër kanë treguar se kjo marrëveshje është e dëmshme.

Ai është pyetur edhe për veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes për hudhjen e gazit lotsjellës.

“Unë mund të komentoj vetëm veprimet e deputetëve të pavarur. Nuk dua të komentoj veprimet e kolegëve”, ka thënë Sejdiu.

Ai më tej ka shtuar se politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të marrë fund dhe politika e papërgjegjshmërisë duhet të marrë fund.

“Fatkeqësisht një numër i deputetëve janë influencuar. Marrëveshja është po e njëjta, mashtrimi po vazhdon”, ka thënë Sejdiu.