Ilustrim: Foto: Kallxo.com

Dardan Molliqaj kundër ndaljes së punimeve në rrugën Deçan- Plavë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve të rrugën Deçan-Plavë.

Molliqaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.

“Fatkeqësisht, punimet në këtë rrugë sot janë ndërprerë nga Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht zbaton urdhrat e Beogradit duke e pamundësuar kështu zhvillimin e këtij qyteti, i cili është ndër qytetet më të varfra në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Po ashtu deputeti ka thënë se bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

“Shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

http://kallxo.com/keshilltari-i-pal-lekajt-kunder-nderprerjes-se-punimeve-ne-rrugen-decan-plave/

Gjatë ditës së djeshme, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e rrugës nga Deçani për në Plavë të Malit të Zi.

Ata, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.

Në orët e vona të ditës së djeshme, misioni i OSBE-së në Kosovë doli me një deklaratë ku tha janë ndaluar punimet në këtë rrugë.

“E kemi ndjekur me shqetësim atë që duket të jetë ndërtim i paligjshëm i rrugëve, që po vazhdon që nga dje, brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtjes (SPZ) të Manastirit të Deçanit. Mirëpresim vendimin e pasdites së sotme për të ndaluar punimet brenda SPZ-së. Misioni monitorues i OSBE-së ka konfirmuar se punimet në rrugë janë ndaluar dhe makineria e rëndë është larguar nga SPZ”, tha OSBE.

Deklaratën e OSBE-së e ka mbështetur ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Po ashtu lidhur ndalimin e punimeve në rrugën Deçan -Plavë ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.