Dalja Publike e UÇK-së i Bën 20 Vjet

Më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skenderajt për herë të parë pjesëtarë të UÇK-së dolën publikisht.

Në varrimin e mësuesit Halit Geci që u vra nga plumbat e policisë serbe të shkrepur pa kontroll, pas një beteje të tyre me forcat e UÇK-së, atëherë patën dalë publikisht pjesëtarët e UÇK-së Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj.

Mësuesi Geci ishte vrarë në derë të shkollës së Llaushës nga forcat serbe që po tërhiqeshin pas një beteje katërorëshe që zhvilluan dhe e humbën më 26 nëntor 1997 në Vojnikë të Skenderajt me forcat e UÇK-së të drejtuara nga Adem Jashari.

Nga tre pjesëtarët e UÇK-së që dolën atë ditë para të pranishmëve në varrim, Mujë Krasniqi është vrarë gjatë luftës, ndërsa sot Rexhep Selimi e Daut Haradinaj janë deputetë të dy partive të ndryshme.