Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Daçiq: Nuk e Ndryshuam Vendimin për Emrin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq deklaroi sot se Serbia nuk e ka ndryshuar vendimin që ka të bëjë për emrin me të cilin e njeh Maqedoninë.

Pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, Daçiq theksoi se është e nevojshme që dy vendet të sillen në mënyrë transparente dhe të sinqertë.

Ai megjithatë deklaroi se u dhemb që njohën Maqedoninë me emrin republika e Maqedonisë ashtu siç nuk e pranon Greqia.

“Neve na dhemb që e pranuam Maqedoninë me emrin kushtetues, për çka Greqia na dha vërejtje, e cila megjithatë nuk e njeh Kosovën, ndërsa Maqedonia këtë e bëri”, theksoi Daçiq.

Daçiq megjithatë nuk e fajësoi kabinetin e Zoran Zaevit për njohjen e Kosovës

Kosova është njohur nga ana e Qeverisë paraprake, e jo nga kabineti qeveritar i Zoran Zaevit, tha ai.