Organizata "Democracy +" prezanton raportin për OShP-në - Foto: KALLXO.com

'Democracy +': OShP me Ekspertë të Paangazhuar

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka 40 ekspertë të jashtëm, shumica e të cilëve nuk angazhohen.

Në këtë përfundim ka ardhur organizata joqeveritare “Democracy +”, e cila prezantoi raportin “Nyja e Prokurimit Publik”.

Zyrtari i “D +”, Isuf Zejna tha se duhet të ketë edhe matje të performancës së këtyre ekspertëve në mënyrë që të kuptohet se pse nuk adresohen rekomandimet e tyre nga panelet e OShP-së.

Zejna nënvizoi se ka edhe “mungesë të rregullave” për rekrutimin e ekspertëve të OShP-së.

Për shembull, ai rekomandoi t’u kërkohet një deklaratë përmes të cilës dëshmohet se a kanë kryer ndonjë vepër penale, e cila i bën të papërshtatshëm për të punuar në OShP.

“Nuk ka kuptim që një zyrtar i prokurimit, ta zëmë në Polici, i cili ka shkaktuar disa shkelje në prokurim, ndoshta ka marrë edhe vërejtje nga OShP-ja ose KRrPP-ja, të shërbejë si ekspert shqyrtues dhe të japë rekomandime paneleve në lidhje me vendimmarrje”, tha Zejna për KALLXO.com.

Ndërkaq ai ka deklaruar se OShP nuk i ka ftuar për të dëshmuar zyrtarët nga KRrPP edhe kur është kjo u është kërkuar nga palët relevante.
Përveç këtyre të fundit “D +” në raportin e prezantuar ka rekomanduar që të gjitha mbledhjet e Organit Shqyrtues të Prokurimit të jenë të hapura për publikun, që votimi i anëtarëve të jetë publik dhe i arsyetuar brenda vendimeve që merren nga OShP, të rritet përshtatshmëria e vendimeve me njëra-tjetrën dhe të rritet bashkëpunimi me prokurorinë.

http://kallxo.com/demokracia-plus-mungese-transparence-ne-oshp/