Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj | Foto: Facebook

Curr Gjocaj Jep Dorëheqje nga Bordi i Shërbimit Spitalor

Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (SHKSUK).

Lajmin për dorëheqjen e Gjocajt e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, tha ministri Ismaili në një postim në Facebook.

Gjocaj ishte rizgjedhur në këtë pozitë në maj të këtij viti edhe pë rnjë mandat tjetër, por zgjedhja e tij ishte bërë nga një bord me mandat të skaduar.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka zgjedhur përbërjen e re të këtij bordi.

Gjatë javëve të fundit, QKUK e cila është nën menaxhim të SHKSUK-së ka qenë e përfshirë në aferën e vdekjes së tre pacientëve si pasojë e gazit.