Monedha Euro - Foto: Facebook

Çmimet Ruajnë Rritjen

Çmimet edhe në nëntor treguan “muskujt” para shportave familjare dhe të konsumit qytetar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregon se çmimet e konsumit në vend për muajin nëntor ishin më të larta për 0.1 për qind në krahasim me tetorin.

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% në muajin nëntor 2016 krahasuar me muajin tetor 2016,” thuhet në publikimin e ASK-së.

Inflacioni sipas këtij publikimi ishte 0.9 për qind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.

Ëmbëlsirat dhe duhani i “frynë” më shumë  kësaj rritjeje të çmimeve.

“Ngritje e Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te: sheqeri dhe ëmbëlsirat (2,4%), duhani (1,3%), kafja, çaji dhe kakao (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit,“ thuhet në publikim.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të pemëve për -5,8 për qind,  me një ndikim prej -0,1 për qind në çmimet e konsumit.

Çmimet në nëntorin e sivjetmë janë më të shtrenjta për 0.9 për qind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.

Në këtë shtrenjtim sipas ASK-së ndikuan më së shumti ngritja e çmimeve të ëmbëlsirave dhe shërbimeve për transport.

“Ngritje e Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (1,3%), qumështi, djathi dhe vezët (2,1%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (9,3%), kafja, çaji dhe kakao (1,4%), duhani (6,4%), veshja (3,1%), rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,2%), shërbimet për transport (7,5%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan),” thuhet në publikimin e ASK-së.

Kjo rritje e çmimeve të nëntorit të sivjetmë në raport me nëntorin e vitit të kaluar u zvogëlua nga rënia e çmimeve të pemëve – 3.7 për qind dhe perimeve – 5.0.

KALLXO.com shkroi vazhdimisht për publikimet e Agjencisë së Statistikave në lidhje me çmimet e konsumit.

Sipas publikimeve të ASK-së sa u përket çmimeve të artikujve, shkurti ishte më i shtrenjtë se janari, ndërsa prilli me i lirë se marsi.

http://kallxo.com/shkurti-me-i-shtrenjte-per-0-2-per-qind

http://kallxo.com/pak-te-lira-cmimet-ne-prill/

Çmimet e artikujve ishin të njëjta në qershor e korrik, por duke filluar nga gushti ato vazhdimisht u ngritën.

http://kallxo.com/ne-korrik-cmimet-njesoj-qershorin/

http://kallxo.com/cmime-te-shtrenjta-ne-gusht/

http://kallxo.com/cdo-muaj-shtrenjte-se-tjetri/

http://kallxo.com/drejt-dimrit-shtrenjtohen-cmimet/