Çmimet në 2016-ën | Diagrami i ASK-së

Çmime më të Larta në 2016-ën

Agjencia e Statistikave bën me dije se çmimet në dhjetor të vitit 2016 ishin më të larta për 0.4 për qind në raport me nëntorin e këtij viti.

Edhe inflacionin në dhjetorin e sivjetmë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar ishte 1.3 për qind më i lartë.

Sipas ASK-së dhjetorin e 2016-ës e bënë më të shtrenjtë se nëntorin e atij viti ngritja e çmimeve të “qumështit, djathit dhe vezëve (2,1%), perimeve (6,2%), duhanit (2,2%), përdorimit të pajisjeve për transportin personal (1,0%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Në dhjetor në krahasim me nëntorin më të lira ishin çmimet e bukës dhe drithërave për 0.8 për qind që ndikuan ulje të çmimeve për 0.1 për qind.

Dhjetori i vitit të kaluar ishte më i shtrenjtë për 1.3 për qind në raport me dhjetorin e 2015-ës.

Çmimet e shumë artikujve u ngritën në dhjetorin e 2016-ës në krahasim me këtë muaj të para dy vjetëve.

“Ngritje e çmimeve vërehet mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (4,8%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (9,4%), kafja, çaji dhe kakaoja (3,1%), duhani (8,3%), veshjet (3,2%), rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1,0%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (5,4%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (6,3%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), “ tregoi ASK-ja.

Në dhjetorin e 2016-ës disa artikujve iu ulën çmimet në raport me dhjetorin e 2015-ës.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te buka dhe drithëra t (-1,5) për qind, perimet (-4,0) për qind, pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3,4).

Çmimet në 2016-ën më të larta se në vitin 2015

ASK-ja erdhi në përfundim se çmimet në vitin e kaluar ishin më të larta se dy vjet më parë.

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2016 ishte më i lartë në një mesatare prej 0,3 për qind krahasuar me vitin 2015,” Vazhdoi më tej publikimi i ASK-së.

Gjatë 2016-ës në ngritje çmimesh ndikoi shtrenjtimi i disa artikujve.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te mishi (1,5%), vajrat dhe yndyrat (2,5%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (8,8%), pijet joalkoolike (1,8%), pijet alkoolike (7,2%), duhani (8,8%), veshjet (2,8%), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (2,0%), prodhimet dhe pajisjet mjekësore (2,4%), shërbimet për transport (5,4%),” thuhet në publikimin e ASK-së.

Por kishte edhe artikuj që gjatë 2016-ës ishin më të lirë se në 2015-ën.

“Buka dhe drithërat (-2,6%), pemët (-3,5%), perimet (-6,1%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (-4,5%), rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-2,7%), përshkallëzimi i TVSH-së me 8,0% nga muaji shtator i vitit 2015 te disa artikuj dhe shërbime ka ndikuar në rënie të inflacionit në një masë prej -0.4 për qind në vitin 2016. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-4,7%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët prej 1,0 për qind në Indeksin e konsumit,” shpjegoi ASK-ja.

KALLXO.com gjatë vitit të kaluar raportoi vazhdimisht për ngritje çmimesh të artikujve të konsumit në Kosovë.

http://kallxo.com/cmime-te-shtrenjta-ne-gusht/

http://kallxo.com/cdo-muaj-shtrenjte-se-tjetri/