Vlora Çitaku

Çitaku për Sekiraqën: Një Kriminel është i Lirë

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në ShBA në një postim në Facebook ka reaguar ashpër pasi dje Enver Sekiraqës, të dënuarit për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës iu caktua arresti shtëpiak.

Çitaku tha se vajzat e Prishtinës më shumë i frikësoheshin Sekiraqës sesa Policisë së Serbisë

“E mbaj mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë”, shkroi Çitaku.

Ambasadorja më tutje në postimin e saj konstatoi se një kriminel është liruar.

“Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë ( kjo puna e burgut shtëpiak është hajgare). Nga gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre”, shkroi Çitaku.

KALLXO.com raportoi dje për lirimin e Sekiraqës, ndërsa Shefqet Riza babai i Triumf Rizës, lirimin e komentoi me fjalët : “Zoti na ruajte”!.

http://kallxo.com/babai-triumf-rizes-komenton-lirimin-e-sekiraqes/