Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Çitaku e Zhgënjyer me 'Dështimin' e Misioneve Ndërkombëtare

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tha se ndihet e zhgënjyer nga misionet ndërkombëtare që sipas saj kanë dështuar në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Çitaku tha se Komisioni Evropian kishte ndaluar një propozim të saj sa ishte Ministre e Integrimeve Europiane që ajo thotë se e bëri si masë për ndalimin e korrupsionit.

“Kur kam qenë në Ministri të Integrimeve Europiane patëm propozuar që të gjithë zyrtarët e prokurimit të kalojnë në proces të Vetingut. A di kush e ka ndaluar? Komisioni Europian me arsyetime të tipit jo është shkelje e të drejtave e shërbyesve civil”, tha Çitaku.

Ajo po ashtu fajësoi faktorin ndërkombëtar për rezultatet e ulëta të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit.

“Unë jam e zhgënjyer që ata kanë ardhur, kanë marrë paga të larta dhe gjithmonë janë përkujdesur t’ia zgjasin mandatin vetes  ndërkohë që nuk kanë shënuar asnjë rezultat. Qe 20 vite, komponenta e rendit e ligjit ka qenë në masë të madhe e menaxhuar nga faktori ndërkombëtar”, tha Çitaku.

Përballë Jeta Xharrës Çitaku flet po ashtu për  problemet e brendshme të ambasadës, takimin e saj me Presidentin e SHBA-ve , aferën ‘Pronto’ dhe çështje të tjera.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: