Çiftelia e Mafia nuk e Bëjnë Pasanik Dhandrrin në Angli

Me tone të ashpra humori “Dhandri i Kosovës” ka tentuar të ilustrojë mënyrat më të lehta të përshtatjes së mërgimtarëve në vendet e Europës.

NDËRLIDHUR

Përshtatja e njerëzve në një vend dhe komunitet të ri është gjithmonë i vështirë, andaj “Dhandrri i Kosovës” ndan me ju eksperiencat e tij në këtë fushë.

Si një amerikan që u adaptua me jetën në Kosovë, “Dhandrri i Kosovës” provoi ta bënte të njëjtën gjë në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Me tentativat që t’i përshtatet ambienti  “Dhandrri I Kosovës” ai provon të punësohet në përpunimin e qebapëve por për ta arritur qëllimin i kërkohet një CV.

Duke u munduar të bëjë para “Dhandrri” shfrytëzon rrugën e shpejtë duke u bërë pjesë e mafias.

Në takimet me plot humor me shqiptarë të Anglisë ai kërkon të angazhohet në biznesin e prostitucionit por tentativat dështojnë në mungesë punonjësish e klientësh.

Duke provuar të fitoj para me përvojat nga Kosova  “Dhandrri” tenton të bëjë para duke kënduar këngë patriotike me çifteli.

Në videon e cila është transmetuar në emisionin “Jeta në Kosovë” shikoni se si i presin londinezët pikëpamjet e një kosovari dhe shijet e tyre muzikore.

Gjithashtu mësoni pesë ‘Pesë principet e Dhandrrit për integrim të suksesshëm në vend të huaj”.

A arrin “Dhandrri i Kosovës” në mënyrë të suksesshme të bëhet londinez nëpërmjet principeve të tij ?

Këto dhe të tjera i kuptoni në rrugëtimin e Dhandrrit në Londër.

 

05 Janar 2017 - 23:23

Doruntina Baliu 05/01/2017 - 23:23
NDËRVEPRIMI17

Çiftelia e Mafia nuk e Bëjnë Pasanik Dhandrrin në Angli

by Doruntina Baliu
NA NDIQNI