Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Çfarë Moti do të Mbajë Javën e Ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë prezente gjatë javës që vjen mbi vendin tonë, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, një situatë stabile e motit do të vazhdojë deri ditën e premte, të cilat më tutje do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.

”Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Po ashtu, sipas parashikimeve, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s./21Media