Certifikohen 76 Koordinatorë për Cilësi në Arsim

Certifikimin e ka bërë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pasi këta koordinatorë dhe drejtorë kanë përfunduar trajnimin për të cilin u certifikuan.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të projektit të binjakëzimit nga Bashkimi Evropian për MAShT-in dhe drejtoritë komunale të arsimit.

Ministri Bajrami e ka cilësuar këtë ngjarje si konkretizimin të premtimeve për zhvillimin e cilësisë në arsim.

“Nuk ka asgjë më prioritare në  vendin tonë sesa të krijojmë  një edukim cilësor, të ndërtojmë një sistem cilësor të arsimit. Ne duhet, e mundemi ta bëjmë këtë, sepse kemi gjysmën e popullsisë nën moshën 24 vjeçare, kemi pjesën më vitale të popullit në shkolla, duke filluar nga edukimi parashkollor e tek universitetet, andaj e kemi për detyrë që të ofrojmë edukim cilësor, edukim i cili do të krijojë njerëz të suksesshëm,“ theksoi  ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se do të vendosim një sistem shtetëror të vlerësimit të përformancës, ndërsa do të angazhohemi që profesioni i mësimdhënësit të jetë i mbrojtur nga shteti, njëkohësisht duke kërkuar më shumë punë.

“Çelësi i suksesit në arsim është te mësimdhënësit kompetentë, të përgatitur, mësimdhënësit që e duan profesionin dhe nxënësve iu qasen me shumë dashuri, me shumë përgjegjësi, sepse edukimi i nxënësve është një profesion fisnik,“ vlerësoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami theksoi se qeveria do t’i shpërblejë shkollat cilësore, por edhe do të trajnojë mësimdhënësit dhe të përmirësojë performancën e shkollave që nuk janë në nivelin e duhur.

Koordinatorët për ngritjen e cilësisë në arsim dhe vlerësimin e punës së mësimdhënësve, ministri Bajrami i përmendi në dhjetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/40-mije-mesimdhenesve-do-tu-vleresohet-puna/

Pastaj cilësinë në arsim ministri Bajrami e përmendi edhe në raste të tjera gjatë këtij viti.

http://kallxo.com/bajrami-ne-vitin-2016-cilesia-ne-arsim-realitet/