Capussela: EULEX-i Duhet të Largohet Menjëherë

EULEX po dëmton Kosovën dhe interesat e Bashkimit Evropian, thotë analisti Andrea Capussela.

Andrea Lorenzo Capussela ka folur së fundi për Prishtina Insight në lidhje me librin e tij të fundit “Shtet-Ndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe Bashkimi Evropian në Ballkan”.

Capussela, një ish-drejtor ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, një mision që mbikëqyrte “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës, tha se misioni ndërkombëtar për sundim të ligjit, EULEX, duhet të dërgohet në shtëpi menjëherë.

“Ata e kanë dëmtuar Kosovën gjatë këtyre gjashtë apo shtatë vitet e fundit”, ka thënë Capussela  për Prishtina Insight.

“Misioni është duke e dëmtuar tani Kosovën dhe në mënyrë indirekte edhe interesat e Bashkimit Evropian, kështu që duhet të tërhiqet”, tha ai.

Capussela gjithashtu ngriti shqetësimet në lidhje me gjykatën e speciale në Kosovë të të iniciuar pas raportit  të Dick Marty-t të vitit 2011. Ai shpjegoi pse rregullisht dhe zëshem kritikon vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nëse është e vërtetë ashtu siç unë besoj që është, Gjykata Kushtetuese nuk është një organ gjyqësor, ajo është një organ politik, në fakt një instrument politik e cila përdoret nga elita politike në mënyrë që të bëjë gjëra që ata nuk mund të bëjnë ose nuk janë të gatshëm t’i bëjnë vetë … unë mendoj se është e nevojshme që të ekspozohet ajo si një instrument politik dhe e nevojshme për t’i treguar publikut se ky lloj i gjykatës nuk duhet të merret seriozisht”, tha Capussela.