Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Bytyqi: Urdhërova Regjistrimin e mbi 20 Mijë Lëndëve

Mbi 10 mijë lëndë të tilla të vitit 2014 janë regjistruar vetëm pasi e kanë arritur parashkrimin dhe ato janë regjistruar gjatë vitit 2017.

Ky regjistrim siç dëshmoi hulumtimi i emisionit ”Drejtësia në Kosovë” është bërë vetëm kur kryetarja aktuale e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, u ka dhënë urdhër tërë stafit të degës së Gjykatës në Drenas që asnjë lëndë të mos mbetet e paregjistruar.

Megjithëse drejtuesit e Gjykatës së Drenasit kanë deklaruar se kanë alarmuar drejtuesit e Gjykatës në Prishtinë dhe Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ish-kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, e ka mohuar se është njoftuar ndonjëherë se ka mbi 20 mijë lëndë të paregjistruara.

Siç tregoi hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, skandalin me lëndët e paregjistruara në Gjykatën e Drenasit është duke e hetuar edhe Zyra e Prokurorit Disiplinor.

Emisionin e plotë që i kushtohet këtij skandali mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: