Foto-ilustrim

Burri Vret Gruan më Pas Edhe Veten

Tirana tronditet nga një krim i rëndë në familje. Burri ka vrarë gruan me automatik dhe më pas ka qëlluar veten.

Policia njoftoi sot për krimin e rëndë të ndodhur në banesën e çiftit zonën e njohur si frutikulturë, Kamëz, në Tiranë.

Viktimat Halil Lita dhe Dije Lita janë gjetur të pa jetë në banesë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.

“Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi Halil Lita, ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen Dije Lite dhe më pas ka qëlluar veten” informon policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje. /21Media