Tryeza ku u diskutua për punësimin e të rinjve | Foto: KALLXO.com

Burim Ejupi Dorëhiqet nga Komisioni Vlerësues

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare, INDEP, Burim Ejupi ka dhënë dorëheqje nga komisioni vlerësues për zgjedhjen e kryeshefit të Agjencisë Kosovare të Efiçiencë së Energjisë. Këtë vendim, Ejupi e ka marrë në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit të qeverisë për t’i dhënë përparësi personave politik.

“Arsyet e dorëheqjes ndërlidhen me vendimet e fundit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që përkundër profesionalizmit të komisioneve vlerësuese; në fund Qeveria/Kuvendi ka zgjedhur kandidatët të cilët në asnjë mënyrë nuk i kanë plotësuar kushtet për ato pozita si në rastin e përzgjedhjes së sekretarëve të MTI, MASHT dhe bordit të ZRRE-së, raste që tregojnë se as memorandumet me Britanikët e as përfshirja simbolike e shoqërisë civile nuk do të ndalojnë politikën në përkrahjen e njerëzve politikë në vend të atyre profesionalë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga INDEP.

Ejupi thotë se komisionet vlerësuese janë bërë jo relevante.

“Mua si anëtar i pavarur më bëtë jo relevant të jem në panel kur puna ime dhe e anëtarëve tjerë as që vlerësohet e as që merret parasysh, kështu që e bën të pamundur që unë të jem pjesë e panelit”, thotë në letrën e dorëheqjes Ejupi.

Sipas tij, depolitizimi i bordeve të agjencive, rregullatorëve dhe ndërmarrjeve publike është një detyrë që kërkon vullnet politik, përfshirje të mekanizmave të mbrojtjes së ligjit dhe një përkushtim të të gjithë shërbyesve civilë dhe pjesëmarrësve tjerë në proces për të pasur sukses.