Burim Berisha- Pa Balotazh dhe me Vota të Njëjta

Burim Berisha, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Fushë- Kosovës arriti një nga fitoret më bindëse si kandidat i përsëritur.

Berisha arriti të mbajë një numër përafërsisht të njëjte të votave që i pati në zgjedhjet e 2013-ës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Berisha mori 9 mijë e 406  vota, përkatësisht 63, 60 për qind të votave në Fushë Kosovë.

Në vitin 2013  ai kishte  arritur të fitonte 9 mijë e 382  vota apo 64. 33 për qind të votave totale.

Në dy palë zgjedhjet, Berisha arriti fitore që në raundin e parë pa u sfiduar nga asnjëri prej kundërkandidateve.

Sa u përket votave për Kuvendin Komunal, LDK  po ashtu shënoi rritje të konsiderueshme , meqë mori 45,65 për qind të votave në krahasim me 40.34 për qind sa i mori në 2013-ën.