Foto: RTV 21

Burg të përjetshëm për dadon që vrau dy fëmijët

Dadoja që kishte therur për vdekje dy fëmijë në banesën e tyre në New York, është dënuar me burg të përjetshëm.

56 vjeçarja Yoselyn Ortega, u përshkrua si “djall i pastër” nga gjyqtari, para se t’i shqiptohej dënimi maksimal, pa mundësi për falje.

Trupat e përgjakur të dy fëmijëve, Krim, 6 vjeç, dhe vëllait të saj, Leo, 2 vjeç, ishin gjetur nga nënë e tyre në vaskë, në tetor të vitit 2012.

Të hënën, Ortega dridhej teksa kërkonte falje para gjykatës për krimin e tmerrshëm. “

Më vjen keq për gjithçka”, tha ajo duke shtuar se shpreson që të arrijë një marrëveshje për t’u falur, raporton BBC.

Gjatë gjykimit dymujor të dados, nëna e fëmijëve kishte dëshmuar edhe për skenën e tentim- vetëvrasjes së Ortegas.

“Vetëm dua që të zgjohem nga ky ankth, për të cilin e dija gjithmonë që nuk është ankth. Ishte e vërtetë”, ka thënë nënë e fëmijëve, duke e përshkruar skenën si një film horror.

Gjyqtarët kanë thënë se dadoja ishte e pakënaqur sepse ndjente që ishte duke punuar më shumë se që duhet për familjen dhe gjithashtu ajo kishte probleme me pagesën e shkollimit për djalin e saj.

Mbrojtja e dados kanë thënë që ajo nuk është në gjendje stabile mendore, dhe si rrjedhojë nuk mund të bartte përgjegjësinë për veprimin e saj.

Avokati i saj ka deklaruar se ajo ka pasur halucinacione se djalli i ka kërkuar t’i vrasë fëmijët dhe veten.