Gjykimi për grabitjen e një telefoni - Foto: KALLXO.com

Burg për të Akuzuarin që i Grabiti Telefonin një Gruaje të Vetmuar në Skenderaj

Arjan Delijaj e Argjend Bazaj, të akuzuar për shitblerjen e një telefoni, i cili më parë ishte grabitur nga një grua e vetmuar, janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Arjan Delijaj, i cili akuzohet se ka hyrë në një shtëpi ku ka jetuar një grua e vetmuar dhe pasi që e ka sulmuar atë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, të njëjtës ia ka grabitur një telefon, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dënim me burgim prej 3 vjet e tre muaj si dhe me dënim me gjobë në shumë prej 2.000 mijë eurove.

Kurse, Argjend Bazaj, i cili akuzohet se më pas e bleu këtë telefon të grabitur, u dënua me dënim me kusht prej një viti, andaj i njëjti nëse dëshiron që të mos e vuaj[ dënimin me burg duhet që në afat prej dy viteve të mos kryej[ ndonjë vepër tjetër penale, në të kundërtën do ta vuaj[ dënimin me burgim prej një viti si dhe do të dënohet edhe për veprën tjetër të kryer.

Sipas aktakuzës, Arjan Delijaj në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarës Ajete Mulliqi, në fshatin Abri e Epërme, komuna e Drenasit.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara ka jetuar e vetme, ndërsa i akuzuari ka hyrë me dhunë në shtëpinë e saj dhe e ka goditur nga mbrapa me dru. Pas goditjeve viktima ka humbur vetëdijen dhe i akuzuari e ka shfrytëzuar rastin dhe ia ka marrë telefonin e markës “Samsung J1” dhe me shpejtësi dhe duke e lënë viktimën të alivanosur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më tej thuhet se i akuzuari Arjan Deliaj më pas këtë telefon ia kishte shitur të akuzuarit tjetër Argjend Bazaj.

http://kallxo.com/gjykimi-per-grabitjen-e-nje-telefoni-dhe-shitjen-e-tij/

Sipas prokurorisë Arjan Deliaj ka kryer veprat penale të grabitjes, si dhe lëndimit të lehtë trupor, kurse i akuzuari tjetër Argjend Bazaj akuzohet të ketë kryer veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.