Gjykata shpall aktgjykimin në rastin e Ylli Dulit - Foto: KALLXO.com

Burg me Kusht për Kontrabandistin e Drogës

Duli u gjet fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të drogës dhe u dënua me 2 vjet burgim me kusht nëse nuk kryen asnjë vepër tjetër penale brenda 3 viteve.

Në seancën e kaluar, Duli kishte pranuar fajësinë për posedimin e afro 2 kilogramëve marihuanë.

Në këtë proces gjyqësor Ylli Duli akuzohej nga Prokuroria se më 13 prill të vitit 2017, gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e tij, në Fushë-Kosovë, i janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime në qese najloni me substancë narkotike.

Pesha e përgjithshme e barit me ngjyrë të gjelbër të llojit marihuanë ishte 1 kilogram e 849 gramë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Duli e posedonte këtë sasi droge që ta konsumojë me shokët e tij.

I akuzuari edhe qysh në seancën fillestare ka pranuar se është përdorues i marihuanës.

http://kallxo.com/akuzuari-per-hir-te-nenes-ta-le-drogen/

http://kallxo.com/akuzuari-thote-se-konsumon-droge-qe-14-vjet/