Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Burg me Kusht e Gjobë të Akuzuarit për Narkotik

“I akuzuari Diamant Bejdoni dënohet me dënim me kusht, duke i vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 2 vitesh nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale si dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro”, tha gjyqtari Gëzim Pozhegu.

Diamant Bejdoni akuzohej për veprën penale blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Diamant Bejdonit në dhjetor të vitit 2012 në rr. “Abdurrahman Buza” në Gjakovë në garazhin e tij pas shtëpisë në një gropë të mbushur me dërrasa i është gjetur dhe konfiskuar nga Policia një sasi e konsideruar e substancës narkotike të llojit marihuanë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, droga ka qenë e vendosur në dy thasë plasmasi dhe një qese tjetër plasmasi me ngjyrë të zezë.