Mbledhja e Komisionit | Foto: KALLXO.com

Bulliqi: Komisioni i Kaluar Krijoi Vijë të Re Kufitare

Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme, kreu i komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi tha se komisioni i kaluar nuk përcaktoi vijën kufitare me këtë shtet, por përcaktoi vijë të re kufitare.

Komisioni i kaluar sipas Bulliqit tejkaloi kompetrencat e tij, pasi nuk kishte mandat të krijojë vijë të re kufitare.

Ai gjithashtu përsëriti se pjesën kontestuese të kufirit me Malin e Zi Kosova e ka kontrolluar efektivisht nga viti 1945 deri më 12 janar 2009.

Bulliqi kërkoi që anëtarët e komisionit të bëjnë pyetje precize që lidhen vetëm me temën, por kryetarja e komisionit Vjosa Osmani, tha se deputetët- anëtarë të komisionit kanë të drejtë të bëjnë çfarëdo pyetjesh që duan.