Foto-ilustrim

Bujqësia më e Shtrenjtë

Të dhënat e çmimeve për mjetet konsumuese në bujqësi dhe makineritë e pajisjet që ndihmojnë në zhvillimin e saj, i bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kjo agjenci tregoi se ku u bazua kur llogariti çmimin e materialeve shpenzuese në bujqësi.

“Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera,” thuhet në publikimin e ASK-së.

Agjencia shpjegoi edhe si grumbulloi çmimet për mjete ndihmëse bujqësore.

“Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat (ndërtesat të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat tjera, struktura e tyre,” vijoi publikimi.

Grupin e parë të çmimeve të materialeve konsumuese ASK-ja e quajti input 1, ndërsa të dytin ku hyjnë pajisjet e quajti input 2.

Çmimet e të dyja inputeve kur merren bashkërisht u rritën 8 për qind.

“Indeksi i tremujorit të parë të inputeve në vitin 2016 ka rritje për 6.1 % për Input 1 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi për Input 2 ka rritje për 11.0 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rritje për 8.0 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015,” thuhet në indeksin e ASK-së.

Edhe në shkurt të këtij viti, KALLXO.com shkroi për rritjen e çmimeve në bujqësi në periudhën 2010-2015.

http://kallxo.com/bujqesia-po-shtrenjtohet/

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi tha në prill të këtij viti se në 2015-ën vetëm nga grantet për bujqësi janë punësuar vjet 1600 persona.

http://kallxo.com/krasniqi-1600-vende-pune-ne-bujqesi/

Shefi i Krasniqit, Kryeministri Isa Mustafa dha një shifër prej 2500 vetash të punësuar vjet në bujqësi.

http://kallxo.com/shifra-te-paqarta-te-punesimit/