Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

BSPK Kërkon Rritje të Dinjitetshme të Pagave

Nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë punëtorëve të sektorit publik në Kosovë do u rriten pagat.

Kështu ka paralajmëruar ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Rritja e pagave do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi, me rritjen ekonomike dhe do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, ka thënë ministri Hamza.

Ndërsa, meritat për rritje të  pagave po ia faturon vetes ish qeverisja e kaluar.

“Qeveria Mustafa kur e ka bërë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Financat Publike në Ligj e kemi shkruar që pagat në sektorin publik do të rriten konform rritjes ekonomike. Andaj, rritja e pagave konform rritjes ekonomike është vetëm implementim i Ligjit që e ka bërë Qeveria Mustafa dhe e ka aprovuar Kuvendi në legjislaturën e kaluar”, tha ish-ministrja Hykmete Bajrami.

Ndërsa, në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se nuk do të  jenë të  kënaqur vetëm me rritje modeste të pagave. Ata thonë se rritja duhet të jetë e dinjitetshme.

Në anën tjetër, rritjen e pagave po e kundërshton Oda Ekonomike Amerikane.

“Oda Ekonomike Amerikane e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e saj edhe në qershor kur ish- kryeministri Mustafa kishte paralajmëruar një rritje të mundshme por edhe tash kur ministri i ri ka filluar të flasë për një ngritje të pagave ne e kemi bërër me dije se një ngritje e tillë do të dëmtojë edhe më tutje konkurrencën midis ndërmarrjeve të sektorit privat dhe ndërmarrjeve të sektorit publik. Kjo do të krijojë një shpërputhje midis nivelit të pagave në sektorin publik dhe në atë privat”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.

Pos për rritje të pagave, ministri Hamza ka paralajmëruar edhe rritje të skemave sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje. /21Media

05 Nëntor 2017 - 21:31

RTV 21 05/11/2017 - 21:31
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend