Konferenca e BSPK-së dhe e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it – Foto: KALLXO.com

BSPK: KEDS me Kryeneçësi Nuk i Respekton Ligjet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) e përkrah Sindikatën e Punëtorëve të KEDS-it në kërkesën për shfuqizimin e vendimit të KEDS-it për largimin nga puna të 95 punëtorëve.

Për t’i dhënë përkrahje Sindikatës së tyre në konferencën e përbashkët ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e distribucionit të KEDS-it nga komunat më të mëdha të Kosovës.

Nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu, akuzoi menaxhmentin e KEDS-it se nuk po e respekton zhvillimin e dialogut social.

“Të gjitha këto bëhen me një kryeneçësi të paparë nga menaxhmenti i KEDS-it, duke mos respektuar zhvillimin e dialogut social në mes të partnerëve”, tha Pajaziti.

Mirëpo, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në një përgjigje për KALLXO.com tha dje se kompania ku punon ai nuk është nëshkruese e Marrëveshjes Kolektive.

http://kallxo.com/keds-ua-nderpret-kontraten-edhe-95-punetoreve/

Rreth kësaj çështjeje, nënkryetari i BSPK-së dha një sqarim krejt tjetër.

“Marrëveshja kolektive, në nenin 2 e precizon saktësisht kush obligohet për implementimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Të gjitha kompanitë, si të sektorit privat e edhe ato të sektorit publik, që zhvillojnë afarizëm në Kosovë janë të obliguara ta respektojnë marrëveshjen e përgjithshme kolektive. A është anëtar, KEDS mund të jetë anëtarë e asnjë organizate në Kosovë, por kjo nuk e justifikon mosrespektimin e ligjeve në Kosovë”, tha Pajaziti në lidhje me arsyen që ka dhënë dje KEDS për KALLXO.com

KEDS kishte thënë për KALLXO.com se edhe Oda Ekomomike Amerikane kishte vlerësuar se Marrëveshja Kolektive e nënshkruar  më 2014 nuk është e bazuar në ligjet aktuale të punës, mirëpo për BSPK-në, Oda Amerikane nuk është organ vendimmarrës në vend.

“Oda Amerikane nuk është edhe nuk mund të jetë anëtare e organeve vendimmarrëse në nivel vendi, sepse është odë amerikane. Kjo nuk ndodhë askund në botë apo Evropë, që një odë e huaj jashtë një shteti, të jetë anëtar i institucioneve të nivelit nacional”, u shpreh Sejdiu.

Punëtorët e KEDS-it që ishin të pranishëm në këtë konferencë u zotuan se nuk të ndalen me kaq dhe se këto largime janë iluzion sepse sipas tyre mundësitë ligjore janë që këta punëtorë të kthehen në vendet e tyre të punës dhe ky vendim të shfuqizohet.