Bruto Produkti Vendor në Rritje

Këtë rritje e pasqyruan të dhënat e fundit të kësaj agjencie.

Sipas aktiviteteve ekonomike prin ndërtimtaria e më pas fushat tjera dhe për dallim nga kjo rënie shënoi administrimi publik.

“BPV në TM4 të vitit 2015 shënon rritje reale për 5.0%. në krahasim me TM4 të vitit paraprak. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me 2.8%, industria nxjerrëse 2.3% ndërtimtaria me 25.6%, industria përpunuese me 0.6%, tregtia me shumicë dhe pakicë riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 6.0%, hotelet dhe restorantet me 10.3%, Afarizmi me pasuri të patundshme me 0.2%,transporti dhe magazinimi 8.6%, furnizimi me energji elektrike, gaz, ujë 7.6%. Rënie shënuan: administrimi publik (7.3%),” thotë ASK-ja.

Sipas ASK-së shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake kanë shënuar rritje krahasuar me tre muajt e një viti më parë, rritje ka gjithashtu në formimin e kapitalit, përderisa rënie shënuan eksporti i mallrave dhe shërbimeve dhe shpenzimet e konsumit final të qeverisë.

“BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake & institucioneve jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 4.9% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, formimi i bruto kapitalit me 15.1%, Importi i mallrave dhe shërbimeve 2.2%. rënie shënuan eksporti i mallrave dhe shërbimeve (8.7%) dhe shpenzimet e konsumit final të qeverisë (2.1%),” thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave.

Mbështetur në këtë tremujor dhe shumën e tremujorëve, ASK-ja vlerëson se Bruto Produkti Vendor  në vitin 2015 u rrit për 4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Bruto Produkti Vendor paraqet performancën ekonomike të një vendi për një periudhë të caktuar kohore.