Brufena Donacion për Shëndetësinë e Kosovës

Ky bar është i dedikuar për klinikat e  QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme në  Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj e Mitrovicë.

Donacioni është ofruar nga Organizata joqeveritare humanitare “Perigieo onlus” nga Macerata e Italisë,  përmes zyrtarëve të lartë të KFOR-it Italian.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj tha se ky është  shembulli më i mirë i bashkëpunimit  civilo- ushtarak.

Kolonel Stefano IMPERIA, Komandanti i Komandës së Grupit shumëkombësh të betejës-Perëndim Komandant i Kontingjentit italian të KFOR-it në Kosovë,  tha merita për këtë donacion ka edhe aeronautika ushtarake italiane.

“Ky donacion është dhuruar falë shoqatës Perigieo, me të cilin kemi bashkëpunim si Ministri e Mbrojtjes së Italisë, në veçanti komanda jonë interne në Itali që është komandë superiore.” tha Imperia.

Ky është donacioni i tretë me radhë nga kontingjenti italian për SHSKUK-në.