Gjykimi i deputetëve | Foto: KALLXO.com

Brovina Nuk Kërkon Kompensim- Deliu e Rezervon Këtë të Drejtë

Deputetja Flora Brovina, njëra nga të dëmtuarat e procesit gjyqësor kundër katër deputetëve të VV-së nuk kërkoi kompensim për dëmin.

Brovina tha se nuk do të paraqesë kërkesë pasuroro-juridike.

Ndryshe nga Brovina, deputetja tjetër r PDK-së Blerta Deliu- Kodra tha se do ta rezervojë të drejtën për të kërkuar kompensim.

Para se të deklaroheshin rreth kompensimit Brovina e Deliu- Kodra, deputetët e VV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli u deklaruan të pafajshëm.

Pastaj vijoi leximi i fjalës hyrëse.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin  arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.