BREXIT-i Nuk Dëmton ‘Shëndetin Industrial’ të Britanisë

Pas shumë viteve bashkë, ndarja nga Bashkimi Evropian i Mbretërisë së Bashkuar, nuk i bëri dëm “shëndetit industrial” të saj, përkundrazi britanikët po fillojnë me sukses ta përqafojnë ndarjen.

Sipas Trading Economics, prodhimi industrial në Britani u rrit 0.1 për qind (në muajin korrik) një muaj pas referendumit pro daljes nga BE-ja në qershorin e këtij viti.

Trading Economics thotë se të dhënat rrëzuan parashikimet për rënie të këtij prodhimi 0.2 për qind.

Sipas këtij portali që grumbullon të dhëna ekonomike për 196 shtetet, prodhimi në miniera dhe gurore të Britanisë u rrit 4.7 për qind, ndërsa nafta dhe nxjerrja e gazit patën rritje 5.6 për qind. Për dallim nga këto rritje, pati rënie 0.9 për qind në prodhimet farmaceutike, rënie kjo më e madhe gjatë vitit.

Nga viti në vit prodhimi industrial u rrit 2.1 për qind.

Në qershorin e këtij viti rreth 51.7 për qind e votuesve ishin pro braktisjes së BE-së. Si rezultat i kësaj dha dorëheqje edhe ish-Kryeministrin David Cameron.

http://kallxo.com/david-cameron-paralajmeron-doreheqjen/