Brenda një autobusi të ri | Foto: KALLXO.com

Brenda një Autobusi të Ri të Prishtinës

Pasi sot që nga mëngjesi u lëshuan në qarkullim autobusët e rinj të “Trafikut Urban” të blerë me një kredi të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, interesimi për të udhëtuar me ta është shumë i madh.

KALLXO.com ju sjell një fotografi nga brendësia e njërit prej këtij autobusi, ku shohen edeh shumë udhëtarë që qëndrojnë në këmbë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti paralajmëroi dje lëshimin në qarkullim të këtyre autobusëve në linjat 1 dhe 4.

Sot udhëtimi me këta autobusë është pa pagesë për nder të përvjetorit të pavarësisë.

http://kallxo.com/neser-leshohen-ne-qarkullim-autobuset-e-linjave-1-dhe-4/

15 autobusë nga 51 sa janë porositur për “Trafikun Urban” erdhën në Prishtinë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/autobuset-shkelin-prishtinen/

Rreth kredisë për blerjen e këtyre autobusëve kishte shumë përplasje mes pushtetit lokal të Prishtinës dhe atij qendror të Kosovës, i cili u tejkalua pasi Komuna e Prishtinës garantoi BERZh-in se do ta paguajë ajo kredinë, nëse “Trafiku Urban” nuk mundet.