Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë - Foto: Rtv21

Braathu: Për Pronësinë e Grave të Mos Flitet Vetëm më 8 Mars

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu konstatoi se për pronësinë e grave nuk duhet të flitet vetëm në ditën e tyre.

“Kjo temë nuk duhet të hapet vetëm me 8 mars. Kjo është temë që duhet ta preokupojë mendjen gjatë tërë vitit”, tha Braathu në konferencën të cilën OSBE-ja e organizoi bashkë me Ambasadën franceze.

Braathu më tutje tha se ligjet garantojnë të drejtat e barabarta në pronë, por shumë gra nuk e trashëgojnë atë.

“Shumë gra në Kosovë ende nuk trashëgojnë pronë, nuk regjistrohen si pronare të pronave. Statistikat e 2016 për Kosovën janë rreth 20 për qind të femrave kanë regjistru pasurinë në emër të tyre, e rreth 7 për qind të tyre kanë trashëgu pasurinë prej familjes së tyre”, tha Braathu.

Ai deklaroi se “traditat patriarkale vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë”.

Në konferencë folën edhe Presidenti Thaçi, ambasadori francez Chabert dhe pjesëmarrës tjerë.

KALLXO.com. ka shkruar vazhdimisht për të drejtën e grave në pronë.