Enver Hoxhaj

Bosnja Nuk e Fton Kosovën në Samit, Reagon Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Bosnja duke mos e ftuar Kosovën në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Banjallukë, po promovon vlera anti-evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal.

Sipas tij, ky veprim tregon politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia

Hoxhaj ka mirëpritur anulimin e pjesëmarrjes së dy ministrave të Jashtëm, atij të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.