Protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje të pagave

Bordi i KEK-ut Flet për Rritjen e Pagave për Punëtorët

Bordi i KEK-ut ka thënë se do të ketë rritje të pagave për punëtorët e vet, por më parë duhet të bëhet racionalizimi i shpenzimeve operative.

Në një komunikatë për media, bordi i drejtorëve të KEK-ut thotë se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit,  përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

“Sa i përket ngritjes së pagave,  Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut.  Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit.

“Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fund vit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare”.

Dje punë

torët protestuan dhe kërcënuan me grevë nëse nuk u rriten pagat për 100 euro.

http://kallxo.com/punetoret-e-kek-kercenojne-greve-nese-nuk-u-rriten-pagat/