Bllokohet ‘Rexhep Luci’ në Lidhje me Vrasjen në ‘Bon Vivant’

Dalja në vend të ngjarjes e palëve të procesit gjyqësor për vrasjen në “Bon Vivant” për rikonstruksion, ka bllokuar këtë rrugë në qendër të Prishtinës.

Policia ka urdhër që të mos lejojë askënd të kalojë matanë shiritave kufizues.

Të pranishëm janë edhe trupi gjykues në krye me gjyqtaren Suzana Çerkini.

Në Lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 u vra Rrahman Uka, ndërsa për këtë vrasje po akuzohen Masar Gërdovci e Sherif Krasniqi.

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

Në vazhdim mund t’i shihni fotografitë e bllokimit të rrugës “Rexhep Luci”.