Sjelja në gjykatë e të arrestuarve të djeshëm | Foto: KALLXO.com

Blindohet Gjykata për të Dyshuarit e Vrasjes së Zyrtarëve të UNMIK-ut

Njësi që nuk janë parë asnjëherë tjetër në Pallatin e Drejtësisë, të armatosur me armë të gjata dhe me veshje kamuflazh kanë sjellë në gjykatë të arrestuarit e djeshëm nën dyshimet për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në vitin 2004.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve.

Dy persona u arrestuan dje afër Podujevës në një aksion të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

Lajmin për këto arrestime e bëri të ditur dje për medie Prokuroria Specile, ndërsa EULEX-i tha për KALLXO.com se arrestimet nuk lidheshin me Gjykatën Speciale.

http://kallxo.com/dy-te-arrestuar-per-vrasjen-dy-zyrtareve-te-unmik-ut-me-2004/

http://kallxo.com/eulex-flet-per-aksionin-e-sotem-te-policise/

KALLXO.com shkroi edhe sot për daljen para gjykatës së të arrestuarve të djeshëm.

http://kallxo.com/te-arrestuarit-nga-eulex-dalin-para-gjykates/