Foto: Pixabay

Blerjet e Luksit me Buxhetin e Varfër të Kosovës

Institucionet e Kosovës kanë bërë blerje të luksit. Telefona të fjalës së fundit, alkool, lapsa kimikë e ombrella të shtrenjta. Nuk është se këto blerje kanë nisur këtë vit, pasi të tilla mund të ketë pasur shumë më shumë në të kaluarën. Por, ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim të rritjes së transparencës i ka obliguar të gjitha autoritetet kontraktuese që t’i publikojnë të gjitha blerjet, duke i përfshirë edhe ato nën 1,000 euro. Në të kaluarën, blerjet nën 1,000 euro nuk janë publikuar fare.

Bazuar në hulumtimet që ka bërë Gazeta Jeta në Kosovë, ka rezultuar se pikërisht blerjet nën shumën prej 1,000 eurove janë shfrytëzuar nga udhëheqës të institucioneve për blerje luksoze dhe jo të domosdoshme për punën e tyre nëpër këto institucione publike.

Gazeta JnK ka raportuar se si Ministria e Integrimit Evropian (MIE) kishte shpenzuar 17 euro e 50 centë për blerjen një çadre. Ishin blerë 50 “çadra integruese”, ndërkohë që ish-Presidentja Atifete Jahjaga ishte zbardhur nga bora në mungesë të një çadre në përurimin e autostradës.

Janë disa institucione të cilat kanë blerë telefona të fjalës së fundit për udhëheqësit e tyre.

Pasi kishte blerë çadra në vlerë 17,5 euro për një copë, Ministria e Integrimit Evropian tash ka blerë një telefon mobil në vlerë 850 euro.

Ministria për Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) zëvendësministrit të saj Gjergj Dedaj i bleu Samsung S6 në vlerë prej 630 euro. Dedaj disa herë kishte qenë në pozita të zëvendësministrit nëpër disa dikastere të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese synon të shpenzojë 600 euro për një telefon apo 3 mijë e 500 euro për 6 copë.

Telefona Luksozë për Kushtetuesen

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpenzon 20 mijë e 700 euro për blerjen e 25 telefonave mobilë

http://kallxo.com/keshilli-gjyqesor-shpenzon-20700-euro-per-25-telefona/

Gjykata në Mitrovicë bleu telefon 995 euro.

http://kallxo.com/gjykata-ne-mitrovice-blen-telefon-995-euro/

Mitrovica e Veriut shpenzoi 9 mijë e 500 euro për 15 Iphone apo 633 euro për copë.

http://kallxo.com/mitrovica-e-veriut-shpenzon-9500-euro-per-iphone/

Ministria e Drejtësisë shpenzoi mbi 4 mijë e 128 euro për 6 telefona mobilë.

http://kallxo.com/mbi-4-mije-euro-telefona-per-kabinetin-e-ministres-hoxha/

Telefona të markës Iphone në vlerë prej 830 eurove bleu edhe Zyra e Avokatit të Popullit.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/

Komuna e Klinës shpenzoi 1 mijë euro për orë dore për të pensionuarit e arsimit.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale planifikoi t’i shpërblente anëtarët e bordit të saj me orë dore prej 90 eurosh.

http://kallxo.com/445-euro-per-ore-dore/

Komuna e Hanit të Elezit pagoi 989 euro për lapsat kimiëk dhe kalendarët e vonuar.

http://kallxo.com/989-euro-per-kalendaret-e-vonuar-te-hanit-te-elezit/

Kompania Rajonale “Pastrimi” pagoi 11 euro e 20 centë për laps kimik për bashkëpunëtorë dhe klientët e saj.

http://kallxo.com/kompania-publike-paguan-11-euro-per-nje-laps-kimik/

Si dhuratë tjetër bashkëpunëtorëve të saj, Kompania “Pastrimi” kishte menduar edhe për “Whisky Ballantines” për të cilët shpenzoi 412 euro.

Kompania Publike Dhuron Whisky

Ministria e Diasporës ka ndarë rreth 1 mijë euro për buqeta lulesh për dëshmorët, edhe pse varrezat e tyre ndodhen në gjendje jo të mirë.

http://kallxo.com/ministria-blen-1-mije-euro-lule/

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale shpenzoi 1 mijë e 865 euro për blerjen e dy Ipad-ëve

http://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/