Blerim shala gjatë aderimit në PDK | Foto: KALLXO.com

Blerim Shala në PDK

Blerim Shala nga sot do të jetë pjesë e PDK-së.

Në një konferencë ku Shala doli me kreun e kësaj partie Kadri Veseli, e vlerësoi të vështirë vendimin për të mbetur në politikë.

“Vendimi im për të mbetur në politikë ka qenë i vështirë. Do të përpiqem të kontribuoj në mëkëmbjen e shtetit të Kosovës”, tha Shala.

Ndërsa Veseli e ndjeu veten të nderuar që Shala iu bashkua PDK-së.

Veseli deklaroi se “politika dhe politikanët nuk duhet t’u sjellin probleme qytetarëve”.

Pas aderimit as Veseli e as Shala nyuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Blerim Shala më herët ishte pjesë e AAK-së, ndërsa në vitin 2014 ishte emëruar nga Presidentja Jahjaga koordinator i dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në PDK para Shalës aderoi edhe Arbana Xharra.

http://kallxo.com/arbana-xharra-aderon-ne-pdk-per-ta-kritikuar-edhe-nga-brenda/

PDK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit planifikon të garojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën.