Ekipi i gjirafa.com

Biznesi i Kërkimeve Gjirafa.com

Të falim nëse mendon që  Google e ka zgjidhur problemin në kërkime, por kjo nuk zgjidh problemet në vendet shqip-folëse. Kështu thotë Mërgim Cahani, bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i shfletuesit të kërkimeve Gjirafa.com.

Jo vetëm që kompania ka zhvilluar një makinë kërkimi shqip, që i tejkalon komplikimet dhe veçantinë e gjuhës shqipe, por gjithashtu ka zgjidhur problemin e rajonit “Kush erdhi e para? Pula apo veza?”: shumica e informacionit që përdoruesit zakonisht kërkojnë nuk ekziston online.

Për të zgjidhur problemin, Cahani dhe ekipi i tij po dalin dhe po marrin informacione që ekzistojnë vetëm offline dhe po e vendosin online. Si fillim, kjo do të thotë digjitalizimin e orareve të autobusëve, por plani afatgjatë dhe më ambicioz i Gjirafës është ta digjitalizojnë të gjithë vendin, duke përfshirë krijimin e një databaze me stil të Yelp për bizneset dhe vendeve lokale – shumica e të cilave nuk kanë prezencë online.

Një tjetër mënyrë për ta menduar misionin e Gjirafës është ngjashëm me Street View të Google – që dërgon makina të Street View vazhdimisht për të fotografuar pamjet e lokacioneve. Por në rastin e Gjirafës, të dhënat që këta po fotografojnë janë gjëra që ne që jetojmë në ekonomi më të zhvilluara të internetit i marrim për të qena.

Për të ndihmuar me misionin, Gjirafa ka pranuar 2 milionë dollarë nga Rockaway Capital me seli në San Francisco dhe Pragë. Ky fond i ri do të përdoret “për të rritur ekonominë e internetit në Ballkan” duke digjitalizuar informacione në Shqipëri dhe Kosovë, dhe në anën tjetër do ta bëjë Gjirafën lidere në rajon për kërkim, e-marketing, dhe reklamim online.

Me rëndësi është që investitorët e Gjirafës përfshijnë investitorin amerikan Esther Dyson, Credo Ventures Partner – Ondrej Bartos dhe partnerin menaxhues të Roland Berger, Philip Staehelin.

Marrë nga Tedcrunch.com