Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u telefonon liderëve botërorë - Foto: Facebook

Biseda e Parë Trump-Putin, ‘Pozitive dhe Konstruktive’

“Pozitive dhe konstruktive” e ka quajtur Kremlini bisedën e parë telefonike të zhvilluar mbrëmë ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Federatës Ruse.

Siç njofton BBC, presidenca ruse thekson se dy presidentët janë marrë vesh që “terrorizmin ndërkombëtar”, përfshirë luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe “grupeve të tjera terroriste” në Siri, ta kenë prioritet kryesor.

Sipas Kremlinit, temat kryesore të bisedës së presidentëve Trump e Putin ishin lufta kundër terrorizmit, Lindja e Mesme dhe konflikti arabo-izraelit, stabiliteti strategjik, mospërhapja (e armëve nukleare) dhe programi nuklear iranian, Koreja Veriore dhe Jugore dhe situata në Ukrainë.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar të shtunën biseda telefonike me udhëheqës të ndryshëm botërorë.

Donald Trump është inauguruar president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.