Skender Çoçaj, anëtar i KGjK-së. Foto: Kallxo.com

BIRN i Shkruan Letër KGjK-së Lidhur me Zhvillimet e Fundit

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese –BIRN, duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përmes një letre formale ka shprehur shqetësimin lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Akademisë së Drejtësisë.

Në mbledhjen ku KGjK kishte votuar për anëtarët e Akademisë, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, votoi për vete.

Në letrën drejtuar KGjK-së, BIRN ka shprehur shqetësimin se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kodin e Etikës së anëtarëve të KGjK-së  e gjithashtu edhe me praktikën e deritanishme të ndërtuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Javë më parë KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për shqetësimet e ngritura nga ambasadat amerikane dhe britanike në Kosovë lidhur me kushtetutshmërinë e procesit të përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave në Kosovës.

Muajin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi procesin e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës pasi kandidatja për këtë post, gjyqtarja Valdete Daka pretendoi se pati shkelje në procesin e votimit në KGjK.

Amerikanët e Britanikët Kontestojnë Kryetarët e Gjykatave

http://kallxo.com/amerikanet-dhe-britaniket-sqarojne-letren-drejtuar-kgjk-se/

http://kallxo.com/anetari-kgjk-se-votoi-veten-per-akademine-e-drejtesise/

http://kallxo.com/pishmani-kgjk-se-per-kriteret-per-gjyqtaret-e-rinj/