Protesta e opozitës në Tiranë

Bilanci i protestës së opozitës, 11 polic të lënduar

11 efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar nga opozita këtë të shtunë.

Nuk dihet ende shkalla e plagosjes së policëve pas përplasjes me protestuesit në mënyrë të veçante para Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë shkoi të vizitojë nga afër efektivët e lënduar që po marrin ndihme mjekësore, raporton Vizionplus.

Ndërkohë behet e ditur se janë duke marre ndihme mjekësore edhe disa protestues.