Bilall Sherifi: Foto: KALLXO.com

Bilall Sherifi: Nuk u Fol për Demarkacionin

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit Bilall Sherifi tha se në mbledhje nuk u fol për seancën rreth demarkacionit.

Sherifi deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë u diskutua për seancat e Kuvendit të mbetura në gjysmë , të cilat tha se do të vazhdojnë nga e marta

“Është marrë vendim që seancat që kanë mbetur në gjysmë të vazhdojnë nga e marta”, tha Sherifi.

Seancat do të vijojnë të martën tq mërkurën dhe të enjten.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate tha se nuk u diskutua për demarkacionin ngase nuk janë siguruar 80 votat.

“Për demarkacionin nuk u fol, ngase është tashmë sekret publik që mungojnë 2-3 vota pa u siguruar këto vota nuk thirret seanca”, tha Sherifi.