Bilall Kasami: BDI e PDSh, Zëri Shqip i VMRO- DPMNE

Lideri i subjektit të ri opozitar shqiptar në Maqedoni, Lëvizja Besa, Bilall Kasami, ka hedhur kritika të ashpra ndaj dy partive më të mëdha të shqiptarëve atje, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh).

Duke folur në një debat për situatën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kasami tha se që të dyja këto parti veprojnë politikisht për interesa të partisë VMRO- DPMNE të ish- kryeministrit, Nikola Gruevski.

“Në këto bisedime për dalje nga kriza nuk janë të përfaqësuar shqiptarët as në pozitë as në opozitë sepse edhe pozita edhe opozita shqiptare për momentin janë vetëm se përkthyes, vetëm zëri shqip i VMRO- DPMNE-së në bisedime dhe në asnjë moment nuk janë zëri i shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Kasami.

Debati i plotë: