Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Bien në Kontakt me Rrymën, Pësojnë Lëndime

Sipas Policisë, njëri prej të arrestuarve është një prej viktimave të këtij incidenti.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se dy persona, një mashkull dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia kanë rënë në kontakt me rrymën dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti sipas raportit të Policisë ka ndodhur në Lipjan më 18 maj rreth orës 13:30.

Këtë rast Policia po e trajton si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy meshkuj (viktima mashkull dhe një i dyshuar tjetër), të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.