foto: Ilustrim

Bie në Bunar-Gjendet i Vdekur

Në raportin e përditshëm të policisë njoftohet se në fshatin Siqevë të Klinës dje pasdite një person ka vdekur pasi kishte rënë në bunar.

“Njësitë përkatëse dhe emergjenca kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë nxjerrë viktimën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se është duke hetuar shkaqet e kësaj vdekjeje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gazeta Jeta në Kosovë në vitin 2012 kishte shkruar për një fëmijë që ishte nxjerrë i gjallë nga një pus i thellë në Mamushë, në të cilin kishte rënë.

Dhjetëvjeçari Nxirret i Gjallë nga Pusi