Pritja në Aeroport | Foto: Atdhe Mulla

Biden Mbërrin në Kosovë (Video)

Ai u prit nga Presidenti Thaçi dhe garda ceremoniale e FSK-së.

Për ta pritur Biden-in doli edhe xhudistja kosovare, fituese e medaljes së artë në Rio, Majlinda Kelmendi.

Pasi Biden lëshoi aeroportin me eskortën e tij, ambasadori amerikan Greg Delawie i pranishëm në pritjen që iu bë zëvendëspresidentit të SHBA-së, falënderoi FSK-në për rreshtimin ceremonial.

21:20

Në aeroport zyrtarët kosovarë dhe amerikanë që do t’i dalin përpara Biden-it tashmë kanë arritur, ndërsa është rreshtuar edhe Garda e FSK-së.

garda

Biden nesër do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi e Kryeministrin Isa Mustafa, do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës dhe do të marrë pjesë në emërimin e magjistrales Gjilan Ferizaj me emrin e djalit të tij Beau Biden.

Para se të vijë në Kosovë Biden vizitoi Beogradin.