Zgjidhet Kryesuesi i KGjK-së

Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës u zgjodh Nehat Idrizi. Ai mori tetë vota nga anëtarët e këtij këshilli.

Makifete Saliuka, kundërkandidaatja e Idrizit mori vetëm dy vota nga anëtarët e KGjK-së.

10:57

Ata në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor tyë Kosovës janë duke paraqitur planin e punës nëse zgjidhen në krye të këtij institucioni.

Makifete Saliuka është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërsa në tetor të vitit të kaluar u zgjodh si përfaqësuese e kësaj gjykate në KGjK.

Nehat Idrizi përveç anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është edhe gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë që nga janari i vitit 2013.

Aktualisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës e drejton Enver Peci.